Falja e borxhit grek, afati po skadon. BE: Duhet marrëveshje

Postuar në 08 Mars, 2012 10:48

Sot është dita e fundit për «prerjen» e borxhit grek dhe koha për pjesëmarrjen në programin e shkëmbimit të bonove greke, përfundon sonte në mbrëmje. 

Deri tani, kanë thënë «po» për «prerjen» e borxhit 30 banka të mëdha dhe Kompani të sigurimit që kanë në duart e tyre bono greke, me vlerë 81 miliardë euro, ndërsa sipas agjensisë Reuters, pjesmarrja tashmë ka arritur në 75%. 

Instituti Ndërkombëtare i Financave njoftoi se 30 bankat pjesëmarrëse në program, u angazhuan të shkëmbejnë bono me vlerë 81 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 39,3% të shumës totale të bonove (206 miliard euro) e që mund të shkëmbehen në bazë të programit. Pak më vonë e ngriti këtë përqindje në 40,8% që do të thotë 84 miliardë euro, sepse u shtuan dy pjesëmarrje të tjera. 

«Greqia erdhi afër një ristrukturimi të suksesshëm të borxhit me 206 miliard euro», shkruan në faqen e saj në internet “Financial Times”. Të njëjtin titull përdor edhe gazeta britanike “The Guardian”, e cila ndjek me kujdes zhvillimet në lidhje me shkëmbimin e bonove greke (PSI). 

Greqisë i duhet që të paktën 75% e aksionerëve të pajtohen për të bërë një shkurtim prej 53% të vlerës së bonove të tyre. Kjo marrëveshje nevojitet në mënyrë që vendi të marrë paketën e dytë të shpëtimit nga BE dhe FMN. 

Nëse në faljen e borxheve marrin pjesë më pak se 60 përqind e të gjithë kreditorëve, atëherë falja më e madhe e borxheve në histori do të dështonte. Sipas vlerësimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Bankave (IIF), falimentimi i mundshëm i parregullt i shtetit grek do të shkakton shpenzime prej një bilion euro (1000 miliardë). Kjo del nga një dokument sekret, të cilin e citon gazeta greke "Athen News". 

Komisioneri i BE-së për ekonominë, Oli Rehn u ka kërkuar aksionerëve privatë të bonove greke që të nënshkruajnë marrëveshjen për shkëmbimin e bonove, para skadimit të afatit të sotëm, në orën 21:00. Rehn ka thënë se “nuk do të ketë ofertë më të mirë” dhe se “marrëveshja ka rëndësi jetësore për stabilitetin e eurozonës”. 

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble u tregua optimist në televizionin bavarez: "Prognoza ime është që ofertën do ta pranojë një shumicë e mjaftueshme kreditorësh."

 

Ballkanweb.com

Ministrat e financës së Eurozonës duan të kryejnë që të premten, në një konferencë telefonike, një bilanc të parë të planit për faljen e borxheve Greqisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.