Elbasan, treni i pasagjerëve përplas automjetin, plagosen dy persona

Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Durrës ka përplasur një automjet, në momentin që ky i fundit po tentonte të kalonte shinat e trenit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas, ku si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona të cilët ndodheshin në automjetin tip Renault, me targa El 36 93 C.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Add new comment