Egjipt, protestë kundër këshillit ushtarak

Disa qindra egjiptianë protestuan në sheshin Tahrir në Kajro kundër këshillit ushtarak që drejton vendin, një ditë pasi policia bastisi zyrat e 17 organizatave prodemokratike dhe të drejtave të njeriut, që marrin financime të huaja. Bastisjet përfshinë edhe tre organizata të rëndësishme të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bastisje që u kritikuan ashpër nga amerikanët.
Këta të fundit thanë se mund të rishikojnë ndihmën e përvitshme për Egjiptin, që kap shifrën e 1.3 miliardë dollarëve. Human Rights Watch, edhe pse nuk ishte në listën e organizatave të kontrolluara nga policia, e dënoi veprimin, duke e cilësuar një hap mjaft shqetësues. Sipas kësaj organizate, shënjestrimi i organizatave joqeveritare është pjesë e një fushate frikësimi të ndërmarrë nga ushtarakët.
Albanian Screen
Add new comment