Egjipt, partia islamike Vëllazëria Myslimane fiton zgjedhjet

Postuar në 21 Janar, 2012 11:31

 

Partia islamike Vëllazëria Muslimane shpalli fitoren si grupi më i madh në parlamentin e ri të Egjiptit, dy ditë para takimit të parë të Kuvendit dhe të 1 vjetorit të fillimit të kryengritjes që rrëzoi Hosni Mubarak. "Aleanca e udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane dhe partia e Drejtësisë fitoi 47 për qind, ose 235 nga 498 vende në dhomën e ulët",- tha sot zëdhënësi i partisë, Ahmed Sobea. 

Blloku salafit musliman mori 96 vende, ndërsa dy grupet sekulare u renditën të tretët dhe të katërt, me partinë Wafd që fitoi 36 vende dhe bllokut egjiptian me 33 vende, bëri të ditur komisioni qëndror zgjedhor. Kuvendi do të mbajë seancën e parë në 23 janar, ku do të zgjidhet dhe një komision, që do të shkruajë Kushtetutën e re, edhe pse kompetencat e sakta të Parlamentit mbeten të paqarta. 

Shtatë javët e zgjedhjeve nuk kanë arritur të qetësojnë tensionet mes aktivistëve dhe këshillit ushtarak që mori pushtetin. Protestuesit po bëjnë thirrje për protesta masive në 25 janar për të kërkuar nga gjeneralët në pushtet transferimin e pushtetit tek civilët.

 

Albanian Screen

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.