Defiçiti buxhetor, BE ngrin fondet për Hungarinë

Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë 495 milionë euro fonde që do t'i jepeshin vitin që vjen Hungarisë, për shkak të defiçitit të lartë buxhetor të vendit. Kjo është hera e parë që BE merr masa për një shtet anëtar në lidhje me defiçitin e tij buxhetor. Vendimi erdhi teksa BE lejoi Spanjën të mbante një defiçit më të lartë se parashikimi, 5.3 dhe jo 4.4 a ishte kërkuar në fillim, çka bëri që Austria të akuzonte bllokun se përdorte standard të dyfishtë. Qeveria hungareze parashikon që defiçiti këtë vit të jetë 3 për qind dhe 3.6 vitin që vjen. Borxhi ndodhet në nivelin 82 për qind të PBB.
Albanian Screen
Add new comment