Bojkoti, Brace: Le t’i lënë mandatet por të tregojnë se me çfarë jetojnë.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 16:52

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar për bojkotin e opozitës dhe rrezikun e djegies së mandateve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkuar se nëse duan, deputetët demokratë le t’i lënë mandatet, por “të tregojnë me çfarë jetojnë!! Me cilat para?”. Deputeti socialist thekson se legjitimitetin Kuvendit ja dha populli ne 23 Qershor; “dhe vetëm ai ja heq prapë”.

“Do lene mandatet? Per cfare? Per pushtetin qe humben?! Le ta bejne!! Pa asnje lloj problemi, le ta bejne!! Por ne te gjithen ka dy probleme; I pari; te thone qartesisht: do leme mandatet!! Deri tani thone qe jemi ne bojkot, nuk thone do leme mandatet!!

I dyti; te tregojne me cfare jetojne!! Me cilat para? A mund te me thote Berisha se si i perballon shpenzimet e tij te medha? Me cilat para? Te kujt?

A mund te me thone rradha e ish ministrave se si ju dalin paratë ne bojkot për te mbajtur Benz-at 6000-sh full options? Vec benzine per keto makina su dalin. Po shtepite e dyta e te treta, ne plazh e fshatra si i mbajne, me cfare parash? Vetem uje, drita e taksa per to jane shume!!

Po ca te tjere qe gjithe jeten e kane kaluar me rrogat dhe keta jane shume pak, me ç’para po jetojne? Pasi te pergjigjen per keto, t’i lene mandatet! Patjeter t’i lene!

Ne ane tjeter, si ti mbajne e si ti lene mandatet, ne kushtet kur nuk ka asnje shkak te lidhur me Kuvendin e dale nga zgjedhje te legjitimuara kombetarisht dhe nderkombetarisht, as i shtojne e as i heqin gje legjitimitetit te Kuvendit!! Fare!!

Legjitimitetin Kuvendit ja dha populli ne 23 Qershor!! Vetem ai ja heq prape!!
Asnje nga ish-ministrat te cilët ky pushtet po i kursen pa fund!!”, shkruan deputeti Braçe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.