BB: Të shqetësuar, niveli i borxhit publik në Shqipëri i lartë

Niveli i borxhit publik në Shqipëri është ndër më të lartët në rajon. Ky shqetësim është shprehur sot në Tiranë nga Ron Hood-ekspert i Bankës Botërore, i cili e theksoi si problematik qoftë nivelin e borxhit publik ashtu edhe deficitin buxhetor.
Ai deklaroi se Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Evropë dhe është e prekshme nga zhvillimet në vendet evropiane.
Ndërkaq përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ksenya Lvovsky deklaroi gjatë një konference për shtyp se Fokusi i punës për këtë organizëm ndërkombëtar gjatë vitit 2012-të do të jetë ndihma për të zbutur efektet e krizës, ndërsa objektiv mbetet ruajtja e rritjes se qëndrueshme ekonomike, pavarësisht rreziqeve të jashtëm.
Banka Botërore do të financojë forcimin dhe zgjerimin e reformave në vendin tonë dhe do të ndihmojë në reduktimin e dobësive fiskale dhe borxhit publik. Përfaqësuesja e Bankës Botërore theksoi gjithashtu se do ti jepet asistencë qeverisë shqiptare për zbatimin e ndryshimeve në ligjin për ndihmën sociale, si dhe për hartimin e reformës së pensioneve.
Ballkanweb.com
Add new comment