Basha prezanton kandidatin e PD në Selenicë: Ramës dhe Koços u duket populli mizë

Kreu i Demokratëve, Lulezim Basha ka qenë sot në Selenice për të prezantuar kandidatin e opozitës në këtë bashki, Përparim Shametaj.
Në fjalën e tij Basha e ka cilësuar Ramen si Kryeministrin turist të një populli emigrant. Ai shtoi se Qeveria nuk i mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet.
Sipas Bashës, Ramës dhe Koços u duket populli mizë, se po i ndërtojnë sarajet e tyre në Dajt e Qeparo. “Paratë e shqiptarëve kanë shkuar për palma dhe sheshe qytetesh që qepen e shqepen nëpër Shqipëri”.
Kreu i demokrateve nuk ka harruar të thumbojë Metën, teksa i konsideroi zgjedhjet si luftë kundër varfërisë dhe jo ballistëve.
Ndërkohë kandidati për Bashkinë e Selenicës, Përparim Shametaj theksoi se do të punojë me devotshmëri për t’i shërbyer qytetarëve të Selenicës dhe komunave që i bashkohen asaj.
/ Top Channel
Add new comment