Assange në episodin e 500 të serialit "The Simpsons"

Postuar në 20 Shkurt, 2012 05:34

 

U transmetua për publikun amerikan seria e 500-të e serialit të animuar "The Simpsons". E veçanta e kësaj serie ishte pjesëmarrja e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange si karakter vizatimor. 

Producentët e "The Simpsons" thanë se Assange, i cili ndodhet në arrest shtëpie në Britani ndërsa vazhdon luftën ndaj ekstradimit në Suedi ku akuzohet për abuzim seksual, ka regjistruar zërin e tij për episodin në fjalë përmes telefonit.
Assange është dënuar nga qeveria amerikane për publikimin e mijëra kabllogrameve diplomatike amerikane dhe mesazheve ushtarake përmes website Wikileaks.

Assange iu bashkohet kështu super yjeve të popullarizuar si Michael Jackson, Elisabeth Taylor, themeluesi i "Playboy" Hugh Hefner dhe ish- kryeministrit britanik Tony Blair, zëri i të cilëve po ashtu është përdorur në episodet e serialit të njohur.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.