Arvizu: SHBA mbështet transparencën, do jemi miq të mëdhenj të shqiptarëve

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu duke folur për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike në Siri, ka deklaruar se nuk ka ende asnjë vendim lidhur me këtë çështje.
"Sikurse e tha edhe ministri i Jashtëm disa ditë më parë, ka pasur disa diskutime të SHBA-së dhe Shqipërisë. SHBA kanë bërë diskutime edhe me shtete të tjera gjithashtu. Por, ende nuk është marrë një vendim. Gjëja jetike është që SHBA-ja është një mik i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. SHBA mbështet transparencën, do jemi miq të mëdhenj të shqiptarëve, mirëqenien e shqiptarëve”, tha Avizu pas takimit me kreun e Bashkisë Kukës.
Shekulli
Add new comment