Arrihet marrëveshja mes minatorëve dhe ACR-së

Pas rreth 3 muajsh protesta, grevë urie dhe përplasje më përfaqësues të kompanisë ACR, më në fund duket se minatorët e Bulqizës do ti rikthehen jetës së tyre të mëparshme. Sipas një deklarate të lëshuar nga nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialistë, Taf Koleci më në fund mes minatorëve dhe kompanisë austruake do të nënshkruhet marrëvëshja e shumë kërkuar, tashmë nga të dyja palët. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Taf Koleci dhe përfaqësuesve të firmës koncesionare.
Në deklaratë thuhet se kompania ACR, siç ka premtuar gjatë gjithë kësaj kohe, do të rrisë pagat e punëtorëve me 20%, do përmirësojë kushtet e punës, dhe do të sigurojë transparencë të plotë për investimet në minierë. Gjithashtu për të ndihmuar minatorët të përballojnë gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhen, ACR do të paguajë 22 ditë të lejes së zakonshme dhe do të japë pagën e 13.
Ndërkohë në një lidhjete telefonike me "Ora News" kreu i konfederatës së minatorëve Kol Nikolla ka komfirmuar këtë akt marrëveshje mes dy palëve. Ai ka shtuar se në një takim edhe me pronaren e ACR janë arritur negociatat, ndërsa ka pohuar se dështimi u pikës së largimit të drejtorit të minierës Medat Zogu është një çështje që do të diskutohet në vijimësi.
Ndërkohe 9 grevistët e ngujuar prej 11 diteëh pritet të dalin nga greva e urisë ditën e nesërme. Tashmë, pas një maratonë protestash, minatorët e Bulqizës do rikthehen në punë ditën e hënë më datë 3 tetor.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment