Arrestohen sekretari i federatës dhe biznesmeni

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen ne kërkim të dy të tjerëve, pasi akuzohen për trafik klandestinësh.
Në pranga kanë rënë, Sekretari i Federatës Shqiptare të Ping Pongut, Arben Sorra, dhe një biznesmen nga Shkodra, i identifikuar si Çlirim Sukaj.
Identiteti i dy personave të shpallur në kërkim nuk është bërë i ditur. Këta persona përfitonin nga 5 deri në 6 mijë euro për person. Duke i paraqitur klandestinët si sportisë arrinin t’i kalonin ata për në Kanada.
Policia po punon për zbulimin e plotë të rrjetit, dhe kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Add new comment