Al-Kharaf -Topalli: Investime konkrete në infrastrukturë

Kuvajti do të rrisë investimet në Shqipëri. Rritja e bashkëpunimit ekonomik si dhe investimet konkrete në infrastrukturë ishin në foKus të takimit të Kryetares së Kuvendit jozefina Topalli dhe homologut të saj Kuvajtjan Jassim Mohammad Al-Kharaf. Në deklaratën e përbashkët për mediat Kryetarja e Kuvendit Topalli hodhi idenë për organizimin e një Forumi të Përbshkët Ekonomik në Tiranë.
Nga ana e tij kreu i parlamentit Kuvajtjan e cilësoi Shqipërinë si promotor të progresit për paqen rajonale.
“Shqipëria , është një vend i pasur në vlera, ndaj dhe tek Kuvajti do gjeni gjithmonë një partner bashkëpunimi. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë një model bashkëpunimi dhe forca qëndron tek uniteti më njëri-tjetrin. Ne do të rrisim investimet tona në vendin tuaj. Fondi kuvajtjan do të vijojë financimet për projekte konkrete” tha Al-Kharaf
Në fund Al-Kharaf ftoi homologen e tij Topalli për një vizitë të sajën në Kuvajt, ftesë e cila u mirëprit nga Topalli.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment