46 gazetarë të vdekur në 2011

46 gazetarë kanë humbur jetën vitin e kaluar në vende të ndryshme të botës. Shifra u bë publike nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në raportin vjetor "Sulmet në shtyp 2011". Sipas këtij raporti Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm ku janë rregjistruar 7 viktima. Më pas renditet Libia dhe Iraku, me nga pesë gazetarë të vrarë.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 15 gazetarë kanë humbur jetën gjatë mbulimit të Pranverës Arabe. Organizata tha se të paktën 179 punëtorë mediatikë janë burgosur në 2011-ën, çfarë paraqet nivelin më të lartë që nga vitet 1990.
Raporti dënon fushatat e qeverive për të heshtur mediat në vendet si Kina, Siria dhe Egjipti. Albanian Screen
Add new comment