Njoftohet shkrirja e Këshillit NATO-Rusi

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s kanë mbërritur në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo konfirmohet nga të dyja palët.
Së fundmi, minstri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski njoftoi shkrirjen e afërt të Këshillit NATO-Rusi, ndërkohë që lidhur me këtë çështje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vënë në dukje se marrëdhëniet prej kohësh janë në shkallën zero dhe se shkrirja e Këshillit nuk përfaqëson ndonjë zhvillim.
Sipas saj mes Rusisë dhe NATO-s nuk ka më as edhe një komunikim bazik, një situatë e provokuar nga sulmi ndaj Ukrainës. Që nga viti 2019, dialogu mes të dy subjekteve ka pushuar, në vitin 2021 Rusia ndaloi aktivitetin e të misionit të vet të përhershëm në NATO.
Aktualisht për krizën në Ukrainë nuk duket të ketë ndonjë zgjidhje të pranueshme nga të gjithë. Europa ka kundërshtuar propozimin amerikan, por nga ana e vet zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka nënvizuar se ndonëse raportet nga terreni janë pozitive për palën ruse, Kremlini është i disponueshëm për atë që e quajti zgjidhje fleksibël.

Add new comment