Hetim për rrjet spiunazhi hungarez në KE. Pikëpyetje mbi Komisionerin Oliver Varhelyi

Postuar në 09 Tetor, 2025 23:10

Komisioni Europian ka nisur një hetim rreth raportimeve në  media për një rrjet spiunazhi hungarez që synonte rekrutimin e punonjësve të BE-së në Bruksel me synim për t’i kthyer në informatorë. Sipas raportimeve agjentët kanë pozuar si diplomatë të Përfaqësisë së Përhershme hungareze në BE dhe ata kanë tentuar edhe stafin hunagrez të KE-së, ku relatohen dosje sensitive.

Ne do të ngremë një grup të brendshëm për të analizuar këto hamendësime

citohet zëdhënësi i Komisionit, Balázs Ujvári.

Çështja ngre pikëpytje mbi rolin e Oliver Varhelyi që në vitet 2015-2019 ishte në krye të përfaqësisë hungareze dhe sot është Komisioner i BE-së për Shëndetësinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.