Llapësat e Darkës mbeten vetëm. PD bojkoton debatet me analistët

Partia Demokrarike njofton se ka marrë një vendim: nuk do të përfaqësohet në asnjë studio televizive nëse përballë nuk ka kundërshtarët e vet politikë.
Edi Paloka, deputet, e cilëson debatin e deputetëve me analistët si asimetrik, duke përdorur termin Lapangjoz. Vendimi duket se është sugjeruar nga kryetari I PD-së, Berisha, duke sanksionuar kështu një marrëdhënie të re.
Të shpresojmë se PD-ja nuk do gënjejë edhe për këtë gjë. Pasi në çdo rast, vendimi është me vend: llapësat, lapangjozët, larot e paguar janë dukuri tashmë universale e studiove televizive, ku mbijnë përnatë njerëz që parashikojnë të ardhmen, referojnë burime që qëndrojnë mbi Donald Trump, apo Putinin, që dinë çdo gjë para se gjëja të ndodhë, kanë ndotur çdo gjë.
Është një vendim “perferik” por me rëndësi, edhe brenda kontekstit të njohur se opozita vetë është një ekosistem lapangjozësh. Megjithatë vendimi duhet përshëndetur me thirrjen: Lapangjozë të çdo borderoje: Bashkohuni!
Add new comment