Arsyet banale të "përplasjeve" sezonale me drejtësinë

Në një prononcim në media sociale sot, kryeministri Edi Rama rikthen në mjedis publik përpasjen me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE
shkruan ndër të tjera z. Rama.
Tani, të bësh komente apo të mendosh ndonjë analizë serioze për çfarë ndodh në Shqipëri rrezikon shumë. Sepse arsyet apo motivet që vënë në lëvizje institucione apo thurin ligje e VKM në vend, janë nga më banalet. Më të ngushtat dhe strikt të personalizuara.
P.sh cila është arsyeja që z. Rama do të bëjë një gjyq publik ndaj KLGj-së dhe sistemit të drejtësisë në tërësi? Problemet ndërinstitucionale kanë rrugë të tjera si adresohen. Por z. Rama i intereson që këtë herë të ketë audiencë. Ankesë pas ankese, rast pas rasti, sistemi i ri i drejtësisë po vihet nën akuzë dhe po intimidohet. Por nuk përjashtohet interesi për ndonjë gjyqtar apo çështje tjetër dhe kështu “i biem dritares të dëgjojë dera”.
Ekziston edhe aryeja për të qenë lajm. Nuk ka.pak rëndësi. Në një botë informativisht kaq dinamike, z. LAJM, pra z. Rama, e ndjen shumë mirë sa shpejt kalon në periferi, sa shpejt njërëzit e kuptojnë se nuk i duhesh kujt, se nuk je i domosdoshëm. Në mediat shqip është lajm më i kuotuar Donald Trump sesa z. Rama.
Një problem tjetër me këtë deklaratë është arroganca dhe vetëkënaqësia e dikujt që mendon se është i vetmi që ka kuptuar rolin e tij dhe ndjen se ka edhe mision.
BE 2030 megjithatë rrezikon të jetë një mbrëmje plakash të patakat nisur nga sa po duket. Lojërat e dorës së fortë që po inskenon z. Rama së fundmi, burojnë nga dobësia e thellë e Unionit, nga margjinalizimi terninologjik dhe politik i termit “demokraci”, çka e lejon z. Rama dhe këdo si ai të dalë në fiziologjinë e pushtetit të vet: zhvatje, abuzim, shantazh dhe imponim.
Në fund të fundit parimore është vetëm Plakja te kjo kategori që vjen megjithë menunë e vet të përmbajtjes. Që nuk fshihen më.
Ndaj të mos kërkojmë diçka parimore te këto lëvizje nga dikush që edhe reformën, të cilën sot e shpall problematike, e mbronte “verbërisht” dje, i kamufluar pas rolit të ShBA. Për një foto, për një koniunkturë, për të trembur të tjerët, por vetëm për Drejtësi jo. Nuk e beson dot kush këtë më.
s.zaimi
Add new comment