Ish-kreu i Knesset: Aksion kolektiv në Hagë kundër shtetit të Izraelit
Ish-kreu i Parlamentit izralit, Avraham Burg, ka bërë thirrje që 1 milionë hebrenj në mbarë botën të bashkohen në një aksion juridik pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të akuzuar Izraelin për krime kundër njerëzimit në Gaza.
Ne kemi nevojë që 1 milion hebrenj, më pak se 10% e popullsisë hebraike në botë të plotësojë një padi të përbashkët në Gjykatën e Hagës. Një padi kolektive ligjore kundër shtetit të Izraelit për krime kundër njerëzimit, kryer në emrin tonë dhe nën flamurin e rremë të identiteti hebre
është shprehur ai në faqen e vet në Substack.
Thirrja bën pjesë në një valë irritimi ndërkombëtar ndaj politikave të Beniamin Netanyahut dhe ambicieve të tij për të marrë tërësisht Gazën.
Ne nuk do të lejojmë që shteti i Izraelit që ushtron dhunë sistematike ndaj një popullsie civile që të flasë në emrin tonë
vijon ai.
Add new comment