Jordania organizon samitin SHBA-Siri për rindërtimin e Sirisë
Jordania do të jetë vendi që do të organizojë samitin dypalësh SHBA-Siri, për rindërtimin e kësaj të fundit. Takimet nisin në datën 12 korrik dhe në të do të marrin pjesë ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shibani dhe i Dërguari amerikan, Thomas Barrack.
Samiti vjen një javë pasi Damasku zyrtar që drejtohet nga përfaqësues të Al Nusras, firmosën marrëveshje me vlerë 14 miliardë dollar përfshirë një marrëveshje 4 miliardë dollarë me Katarin për ndërtimin e një aeroporti të ri dhe një tjetër, 2 miliardë dollarë për ndërtimin e një metroje në kryeqytetin sirian.
Add new comment