SHBA, pezullohet financimi 500 milionë$ për 22 projekte të zhvillimit të vaksinave mRNA
Departamenti i Shëndetit në SHBA ka ndërprerë financimin e programit të zhvillimit të disa vaksinave, duke përmbushur kështu pritmëritë e krijuara nga pikëpamjet e sekretarit të tij, Robert F. Kennedy Jr. Ky i fundit, një person me bindje kundër dobisë së vaksinave, ka njoftuar se do të ndërpritet financimi 500 milionë dollar për 22 projekte që lidhen me zhvillimin e vaksinave mRNA.
Sekretari në fjalë ka vepruar më herët në këtë drejtim: ai ka tërhequr rekomandimet për vaksinat kundër CoVid-19, ka pushuar panelin e ekspertëve që përpilon rekomandimet dhe ka refuzuar vaksimin kundër fruthit së fundmi.
Për të zëvendësuar programet shqetësuese të mRNA-së, ne po i japim prioritet zhvillimit të strategjive më të sigurta, të gjera të vaksinimit, si vaksina tërësore dhe platforma të reja që nuk dështojnë kur virusi pëson mutacion
ka thënë Kennedy.
Add new comment