Cilin po sqaron drejtori i Policisë së Shtetit?

Në një konferencë për shtyp lidhur me goditjen e një prej grupeve kriminale kryesore mes Shqipërisë dhe Italisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Policia është përfshirë vetëm dje, kur është dashur të kryehet ekzekutimi i urdhrave, nuk ka mbajtur nën mbikëqyrje asnjë
Nisur nga rëndësia e goditjes, kjo dalje nga skena e veprimit operacional të policisë është disi paradoksale. Cilin po sqaron z. Proda në këtë rast? Partnerët dhe pjesëmarrësit në operacion e dinë shumë mirë se çfarë ka bërë e çfarë nuk ka bërë njëra palë apo tjetra. Cili interes publik kërkon sqarime për llojin e angazhimit të një force si policia në këtë operacion ku është goditur një ndër grupet kryesore kriminale në vend?
Është një pyetje që provokohet nga një qëndrim krejt i pavend i z. Proda.
Add new comment