Qeveria e re e Serbisë/Del jashtë Aleksander Vulin. Merr portofol ministror Demo Berisha

Kryeministri i ri i Serbisë, mjeku Djuro Macut ka prezantuar anëtarët e kabinetit të vet qeveritar që do të duhet të miratohen në Parlament.
Në listën e publikuar bie në sy se Sinisa Mali, i vlerësuar shumë nga të gjithë, mban pozicionin e ministrit të Financave dhe zv.kryeministrit, Ivica Daçiç vazhdon në postin e ministrit të Brendshëm dhe zv.kryeministrit, në Ministrinë e Transportit, që u bë shkak për protestat, caktohet Aleksandra Sofronijeviç, ndërkohë që Bratislav Gasix qëndron te Mbrojtja, Djuriç te Ministria e Jashtme.
Ka dy gjëra që duhen shënuar: në qeveri del jashtë Aleksander Vulin dhe një ministër do të jetë shqiptar. Demo Berisha caktohet ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut Social.
Add new comment