Turqi-Izrael, nisin bisedimet teknike për shmangien e përplasjes në Siri

Postuar në 10 Prill, 2025 16:25

Turqia dhe Izraeli kanë nisur bisedimet në nivel teknik për të shmangur konfrontimin mes trupave të tyre në Siri. Bisedimet e para sipas mediave janë mbajtur në Azerbajxhan të mërkurën për të krijuar një mekanizmë parandalimi të incidenteve të padëshirueshme në Siri.

Të dyja vendet ndajnë interesa sigurie në vendin fqinj që deri pak kohë më parë drejtohej nga Bashar al Assad. Nga ana e vet Izraeli ka krijuar një zonë tampon në kufi me Sirinë për shkak të qeverisë së re islamike në Damask, por po ashtu i druhet rritjes së pranisë ushtarake turke në vend.

Ndërsa kryeministri izraelit Netanyahu ka deklaruar se “bazat turke në Siri do të ishin një rrezik për Izraelin”, ministri tuk i Jashtëm, Hakan Fidan, ka shprehur qëndrimin se “Turqia nuk ka ndërmend ndonjë konflikt në Siri me asnjë nga vendet në rajon”.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.