Jalta mbetet për Rusinë udhërrëfyes rendin ndërkombëtar

Postuar në 27 Mars, 2025 18:06

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka deklaruar se Kremlini mbetet i angazhuar ndaj rendit të Jaltës që sipas tij flet për një botë multipolare. Nebenzya ka folur në Kongresin Ndërkombëtar Diplomatik dhe Shkencor, organizuar me rastin e 80-vjetorit të Konferencës.

Rusia mbetet e angazhuar ndaj trashëgimisë së Konferencës së Jaltës, që promovon, përfshirë përmes OKB-së, rolin qendror të parimeve të Kartës së OKB-së, si fuqizimi i rendit multipolar, pandashmërisë dhe barazisë së sigurisë dhe sovranitetin e barabartë të shteteve dhe respektin për diversitetin kulturor

ka thënë ai.

Ambasadori rus ka folur për përpjekjet për rishkrimin e historisë që priren të gërryejnë themelet e rendit të pasluftës, një fakt që në planin strategjik synon të vendosë dominimin e një grupi ndaj një tjetri.

Pikëpamja ruse për Jaltën riciklohet këtu si një paradigm për marëveshje të reja duke konsideruar se shtetet kombe mund të akomodohen më mirë brenda një rendi të provuar, ndonëse me probleme, sesa në perspektivën e një pasigurie absolute që sjell çdo rishikim dhe ndryshim që provokohet sidomos përmes forcës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.