Kurti: Më 2026-n, 1.08 miliardë euro për Mbrojtjen

Postuar në 26 Mars, 2025 18:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, citohet të jetë shprehur se vitin e ardhshëm vendi i tij do të rrisë shpenzimet ushtarake me 60%, një shifër mbinormale kjo që reflekton zhvillimet e reja në mjedisin e sigurisë. Në listën e blerjeve të reja përfshihen helikopterë “Black Hawk” si dhe ndërtimi i ente prodhuese të municionit.

Sipas agjencisë shifra e parashikuar shkon në 1.08 miliardë euro, nga 626 milionë që është aktualisht. Gjithë investimi lidhet me kërcënimin serb dhe vjen në kuadër edhe të një pakti ushtarak me Shqipërinë dhe Kroacinë, që e vendos Kosovën në rrezen e sigurisë rajonale.

Aktualisht në Kosovë janë stacionuar 4000 trupa të NATO-s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.