Kenia njeh Kosovën
Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur nga presidenti William Ruto, i cili tashmë është dorëzuar zyrtarisht në Presidencë. Lajmin e konfirmoi presidentja Vjosa Osmani të mërkurën, e cila e cilësoi këtë akt si dëshmi të fuqishme të mbështetjes së Kenias për lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Njohja e Kenias është një njohje e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri dhe drejtësi. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, i shpreh falënderime të sinqerta Presidentit Ruto për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap diplomatik
ka shkruar Osmani në Facebook.
Një falënderim të veçantë, Osmani e ka shprehur edhe për ish-presidentin dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, për angazhimin e tij në këtë proces.
Add new comment