Raportime për mosbindje në radhët e policisë serbe

Postuar në 13 Mars, 2025 17:38

Mediat opozitare në Serbi raportojnë se për protestën e 15 marsit në Beograd ka nisur të ketë rezistencë edhe në radhët e policisë. N1 citon një kolonel të policisë, sipas të cilit nuk do të urdhërojë dhunë ndaj protestuesve nisur edhe nga fakti se dy fëmijët e tij studentë kanë marrë pjesë në të gjitha protestat.

Lajmi për paqartësi në radhët e policisë u raportua fillimisht nga “Vreme” dhe sipas saj forca është e ndarë në dy kampe:  ai i besnikëve dhe ai i profesionistëve. Sipas mediave në fjalë, policia ka aktualisht një qëndrim të ndryshëm nga ai i viteve ’90 kur policia ishte shumë armiqësore me protestuesit.

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo psikologji mosbindjeje por mediat shtojnë se disa prej drejtuesve të Brigadës së Beogradit, stacionuar në Banovo Brdo, kanë marrë ditë pushimi ose janë zhvendosur në qytete të tjera. Protesta e 15 marsit është kulmi i një vale të gjatë protestash në Serbi dhe ajo është organizuar si pikëtakim i qytetarëve nga disa zona të vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.