Mijëra në marshim drejt Beogradit për protestën e 15 marsit

Postuar në 12 Mars, 2025 15:14

Protesta kundër qeverisë dhe presidentit Aleksander Vuciç në Serbi ka marrë përmasa të paprecedenta. Të paktën për nga organizimi. Sot raportohet se me mijëra njerëz, studentë, gjimnazistë, mësues dhe njerëz të zakonshëm janë nisur nga disa qytete të vendit drejt Beogradit ku do të zhvillohet një protestë më 15 mars.

Sipas mediave opozitare në Serbi, marshimet e studentëve që kanë nisur pas ngjarejs tragjike të 1 nëntorit 2024 në Novi Sad kanë arritur të bashkojnë një pjesë të vendit dhe kanë vrarë frikën ndaj autoriteteve.

Përballë kasaj vale të paprecedentë dhe që nuk shuhet, Presidenti Vucic duket se I ka duart të lidhura dhe është pa shumë opsione.

Dje ai deklaronte se “duhet të më vrini që të më zëvendësoni”, një qëndrim ky që nënkupton se situata po shkon drejt konfrontimit, edhe pse deri më sot protestuesit vetëm sa kanë demonstruar pa kaluar në përballje fizike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.