KQZ-ja regjistron MEGA-n e Kristaq Kiços edhe pse është njoftuar zyrtarisht për ndryshimin e drejtimit të partisë

Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar edhe dy parti të tjera për zgjdhjet parlamentare të 11 majit: Koalicioni Euroatlantik” dhe “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – MEGA.
Në aktin e regjistrimit KQZ-ja njeh si kryetar të MEGA-s Kristaq Kiçon, ish-kryetar i Bashkisë së Finiqit dhe Prefekt i Vlorës.
Problem është se përmes një shkrese zyrtare, KQZ-ja është njohur me një vendim gjykate që zyrtarizon ndryshime në partinë MEGA. Aktualisht sipas zgjedhjeve të fundit në këtë parti, zgjedhje të iniciuara nga vetë Kiço, kryetar është Lefter Nika, për çka KQZ-ja sipas burimeve të ResPublica është njoftuar zyrtarisht me një vërtetim të vendimit të gjykatës.
Përtej çështjeve të afateve, duhet thënë se me një përplasje juridike eventuale në sfond, KQZ-ja rrezikon të prodhojë një fletë votimi me një përfaqësues të paqenë dhe të panjohur nga gjykata.

Add new comment