Marshim nga Beogradi në Novi Sad

Postuar në 30 Janar, 2025 15:04

Studentët serbë kanë përshkallëzuar në mënyrë simbolike protestën e tyre duke nisur një marshim nga Beogradi në Novi Sad. Udhëtimi zgjat 90 ditë dhe lidhur me këtë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç ka deklaruar se do të merren masa për sigurinë e tyre.

Protestuesit nuk kanë hequr dorë nga protesta edhe pas dorëheqjes së kryeministrit Milos Vuçeviç duke kaluar në një kërkesë të re që synon Aleksander Vuçiç.

Studentët kanë bërë thirrje që marshimit të tyre t’i bashkohen edhe qytetarët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.