Rënie e pandalshme dhe moshim, përmbyset modeli i rritjes së popullsisë globale

Popullsia e botës ka gjasa të pësojë një kthesë të madhe krahasuar me prirjen e vazhdueshme historike të rritjes.
Disa gjetje të fundit nga Institute for Health Metrics and Evaluation nga Universiteti i Washington, sugjerojnë një prirje rënëse që nëse konfirmohet parashikon zhvillime dramatike për të gjitha vendet.
Sipas projeksioneve në fjalë deri në vitin 2050, 155 shtete nga 204 nuk do të kenë lindje mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin demogragik global.
Deri në vitin 2100, thuajse të gjithë do kenë të njëjtin problem.
Në terma konkretë kjo do të thotë se do të ketë më shumë vdekje sesa lindje në një pjesë të madhe të botës duke përmbysur modelin e rritjes që nga shekulli i 10-të.
Një prej profesorëve të Institutit, Stein Emil Vollset e cilëson studimin si më përfshirësin deri më tani, ndërkohë që është vënë re se në mjaft vende me rënie lindshmërie nuk ka vepruar logjika e korrigjimit të vetvetishëm.
Shoqëritë në fjalë janë mbërthyer në kllapinë e rënies, çka ka pasoja afatgjata ekonomike.
Me moshimin e popullsisë së botës vihet në pikëpyetje sistemi shëndetësor, kujdesi për moshën e tretë duke paralajmëruar domosdoshmërinë e ndryshimeve thelbësore.
Add new comment