Të mbjellësh kripë, jo farë!
Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë është një ngjarje që duhet përshëndetur. Duhet përshëndetur në kuptimin se bllokimi i hapjes kishte krijuar një situatë absurde nën pretendimin e një konflikti mes partisë së presidentit turk, Erdogan dhe organizatës “FETO”, ku akuzohet se aderon edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Presidenti turk deklaroi sot në Tiranë se xhamia është një dhuratë e Turqisë për motrat dhe vëllezërit myslimanë shqiptarë. Mundet të jetë edhe kështu, por nëse do të ishte kështu, atëherë administrimi i saj përmes një fondacioni miks shtron diskutime.
Koha do kalojë dhe ne do ta harrojmë këtë që ndodhi, sidomos nisur edhe nga fakti se askush nuk di gjë për atë që ndodh në xhamitë apo institucionet fetare të Shqipërisë. Me tekstet, predikimin, financimin. Ajo që të lë një shije të hidhur është të shohësh kryeministrin e vendit të bëjë dekorin në një akt inaugurimi që duhet të ishte ndryshe. Dekorin, sepse e gjithë vonesa dhe heshtja për atë që ndodhi në ndërkohë me xhaminë, flet se presioni i Turqisë ka qenë më shumë se i madh.
Zoti Rama sot hoqi nga duart një patate të nxehtë, dorëzoi një xhami ndërkohë që ky njeri sillet ndryshe me shqiptarët. U njofton atyre nga ShBA krijimin e një shteti të ri, u zbulon vizione dhe vegime për një Vatikan, kur vrima e bythës nuk ia mban dot inaugurimin e një xhamie në Tiranë.
Po vallë çfarë shteti kemi kështu? Vallë pas 112 vjetësh, si erdhëm në pikën që as një gjë të tillë nuk e kemi zgjidhur? Si vallë në 112 vjet nuk u bëmë dot shoqëri politike, që të dimë të reagojmë realisht për diçka që ka të bëjë me integritein tonë si njerëz, por mbetëm si zvarranikë në rrugën tonë?
Drejtësinë e drejtojnë amerikanët; ata hetojnë, procedojnë dhe hetojnë çfarë duan. Madje ia mbyllin buçen kryeministrit dhe Fatmir Xhafajt të komisionit parlamentar.
Politikën e jashtme po ashtu e drejtojnë ata; Shqipëria nën emrin e Edi Ramës firmos çdo marrëzi. Dhe e shet për Dinjitet.
Xhaminë e Tiranës dhe KMSH-në e preson dhe kontrollon Turqia apo SHBA, kampin e refugjatëve në Shëngjin e lobon Italia. Kurse ne duhet të gëzohemi me një shtet të ri, për të cilin nuk kujtohen as laraskat të bëjnë ndonjë glasë.
Në Bashkinë e Tiranës qenka vendosur një kriter preferencial për kreditë e buta: deklarimi i preferencës seksuale. Cili model zhvillimi i imponon këtë? Asnjë, veç agjenda e lloj lloj ambasadave që operojnë këtu për ta bërë këtë vend një hale ku jetojnë mirë Edi, Zamiri, Shefqeti dhe Tani me Parapulë, Carapulë dhe pulat që vijnë pas.
Nga buron kjo shpinë-thyerje kombëtare? E epitomizuar te ajo deklarata e djeshme e Manjanit: Buka, buka, buka, rroga, rroga?
Mund dhe duhet të pyesim madje: a meritojmë ne të kemi një shtet së paku funksional? Një shtet që të jetë pak më i aftë sesa të vërë gjoba makinave dhe të jetojë duke vjedhur? Një shtet me një bankë apo Guvernator që të mos bëjë si struc dhe të mos fshihet edhe pas një çështjeje si paraja e zezë?. Një shtet që ta bëjë qytetarin më të interesuar dhe më të sigurtë që të kurohet, shkollohet dhe paguajë sigurime këtu, sesa jashtë.
Duket një perspektivë e pamundur. Njeriu shqiptar mesa duket e ka të vështirë të besojë se bën diçka mirë vetë, e ka thuajse të jashtëzakonshme të mos i bëjë hile hijes së vet dhe të mos minojë çdo besim apo mirësi në vendin e vet. Shpirti dhe psikologjia janë gjellë që gatuhen gjetiu, përtej realitetit për të cilin ne shkruajmë, flasim apo ankohemi. Ndoshta historia e këtyre kategorive ka një metafizikë që ka konstituuar diçka pa kthim dhe kushdo që mendon se këtu luan rol kryesor Komunizmi shqiptar, ndoshta ka parë vetëm një pjesë të së vërtetës. Çdo e keqe, nuk lind aty për aty, ajo katalizon një premisë dhe me konsensus bëhet dominuese. Ka të këqija që janë pasoja, ka ca që janë shkaqe, në rastin tonë: e keqja është funksionale, mënyrë jetese. Nuk mund të shpjegohen të gjitha këto goditje që i jepen së pari arsyes vetëm me politikën.
Ne do ta gjejmë veten tonë të zografisur në çdo kohë dhe nga çdokush që ka shkruar për këtë vend. Sepse nuk duam dhe nuk kemi ndryshuar. Në vitin 1934, Sterjo Spasse shkruante diçka për Koto Hoxhin. Koto Hoxhi - Një nga luftëtarët e ferrit, ku Ferri jemi ne. Aty do ta gjejmë veten të gjithë. Kotua që thoshte me Të Mirën në zemër se: Nuk mbjell kripë, mbjell farë. Pasi u përpoq e u përpoq për arsmin, foli e shkruajti për të ardhmen e ndriçuar nga Shkronja, Spasse na thotë në fund sesi përfundoi kjo epope personale:
Gjithë jetën punoi për hapjen e shkollave shqipe: bashkëatdhetarë të çoroditur e tallnin për këtë ëndërr, sepse ata donin ta zinin gjahun pa gjuajtur fare… Shkriu gjithë pasurinë e vet andej këndej për idenë kombëtare. U përpoq, prediokoi, u mundua për shkollat shqipe e në fund arriti të çelte një shkollë në Gjirokastër. Por aty nuk e shijoi këtë pemë se e përcollën me ca kopaçe kurrizit disa qorra. E fati sikur i qeshi gjetkë: Po bëhej gati të hapte një shkollë shqipe në Janinë. Të gjitha masat i kishte marrë, lejën e kishte nxjerrë, mirëpo – Ah, kjo jetë! Vdiq papandehur në fshatin e tij të lindjes, në Qestorat, ku kishte vajtur për të marrë një mik të vetin, të cilin e kishte emëruar si mësues në shkollën e re shqipe të Janinës…(Sterjo Spasse, “Reflekse Pedagogjike”, 1987, faqe 60-61).
Comments
E para, zoteri kjo nuk do te
E para, zoteri kjo nuk do te harrohet se ato 4 minare kur kendojne do degjohen nga mali i dajtit deri ne kombinat sidomos ne oren 5 te mengjesit se gjate dites Tirona eshte si NY.
E dyta, ketu ende seshte ndare pazari sepse dje njeri nga turqia kishte pergatitur valixhet dhe fjalimin. Keshtu qe skenari thote qe pas ca muajsh eshte hiqja Lenes, vija Pelenes.
E treta, spo e kuptoj ku jane keta qe thonin qe kisha ne shqiperi eshte greke, ku qartas baba Erdogan inaguron xhamine e tyre. Jo shume larg dita kur do filloj turqizimi serisht, se funksioni qe shqiptaret i japin vrimes se bythes eshte hyjnor.
E katerta, keto marrveshje qe ben Rama i ka te diktuara. Fuqia e fjales vjen nga nje mendje e cila zoteron nje moral te larte, ne sic e thame kemi vetem vrimen se as bythe nuk kemi.
Te gjitha keto me lart tregojne, problemin me te madh tonin qe ne mashtrojne, vjedhim, bejme sikur punojme, bejme sikur shkruajme, bejme sikur protestojme, pengojme, pergogojme, genjejme kedo. Edhe kjo nuk eshte gje e keqe jo, se tani thoone qe ky na qenka bere dhe ceshtje kendveshtrimi.
Nuk ke pse shkon aq larg te guvernatori, rri aty te bashkite, qe burra me kurva se di,lali Eri e ka bere Tiranen si me e pas oborrin e shtepise se vet; Vlora dhe Shkodra po fillojne sportin e Kayakut; Saranda eshte monopol me vete; Fieri eshte kampion.
Eshte lluks te thuash po zografisemi, sepse ne po zhgarravitemi.
Teme e hidhur
Sodoma dhe Gomorra! Hap podkastin them une se me keto shkrime po te ndjekim vetem ne qe
dime shkrim e kendim, dhe qe fatkeqesisht po behemi pakice e padeshiruar.9
Add new comment