Foto nga Deçani

Postuar në 10 Tetor, 2024 21:40

Një foto e shpërndarë sot nga profili i Manastirit të Deçanit, njofton për takimin e imamit Labinot Maliqi me abatin Sava.

Manastiri shton se Maliqi është një drejtues i një Qendre për Paqen dhe ka bërë shpesh thirrje për respektimin e të drejtave dhe shmangien e konflikteve me bazë fetare.

Fotoja mundet të shihet si një lloj politike që po ndiqet për uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, çka do të shënonte një arritje sado të vogël për mbarë rajonin.

Ajo vjen ndërkohë që qeveria e Kosovës hapi rrugën për mallrat serbe, duke depërshkallëzuar edhe më tej marrëdhëniet, acarimi i të cilave në botën që jetojmë nuk i bën mirë askujt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.