E beson Shqipërinë e Arben Ahmetajt?

Deklarimet e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dje kanë krijuar në perceptimin e shumëkujt se qeveria e Republikës së Shqipërisë ekziston, funksionon dhe vepron vetëm për të kanalizuar paratë publike në një rrjet të ngushtë klientele. Se i gjithë vendi, e gjithë ekonomia e vendit, çdo akt ligjor dhe nënligjor në fakt i shërben maksimalizimit të fitimeve dhe përfitimeve të një grupi të ngushtë njerëzish duke nisur nga Edi Rama, familjarë të tij e mandej te bota e biznesit.
Nëse marrim vetëm shifrën 700 milionë euro dëm për inceneratorin e Tiranës, ta zëvendësojmë me 200 milionë për të shmangur ekzagjerimet dhe jemi në një rast kur 200 milionë shkojnë për një vepër që nuk ekziston. Janë 200 milion, 100 milionë nëse duam, ja 50 milionë që dalin nga buxheti për të cilat kryeministri do të duhet të dinte patjetër diçka.
Jo. Gjërat vazhdojnë të funksionojnë si më parë.
Deklarimet e Ahmetajt për AKSHI-n janë një dramë më vete e marrëdhënieve toksike që ka gjeneruar patronazhimi I tregut nga agjenci qeveritare me buxhet të jashtëzakonshëm. Asgjë nuk ndodh sërish.
Pyetja që shtrohet këtu për SPAK është se çfarë po heton?
Për z. Rama: e njihni ju këtë Shqipëri të Arben Ahmetajt? E refuzoni ta shihni sepse është patjetër çifligu juaj.
Arben Ahmetaj është dikush që duhet të shkojë para drejtësisë. Të japë llogari. Ai nuk është i penduar, është viktima e një lufte klanesh në PS që, nën presionin e të qenit kokë turku me rrezik burgun, ka vendosur të flasë për ato që di, aq sa mendon ai se do të thotë.
Sigurisht që deklarimet e tij aktualizohen si pjesë e axhendës së opozitës shqiptare, por pikërisht pse z. Ahmetaj nuk është i penduar, dëshmitar I drejtësisë, por një person që po hakmerret dhe po negocion pozitën e vet me ato që di, ato që ai thotë duhen besuar. Duhen besuar për të paktën përshkrimin e klimës që bëjnë; dhe këtë e di shumëkush në këtë vend.
Si është e mundur që e gjithë Partia Socialiste nuk flet, nuk reagon, nuk ka asnjë koleg të këtij të thotë diçka? Po çfarë të thonë? Ata kanë vepruar njësoj si personazhet e romanit që sot denoncohet nga ish-zv.kryeministri që provoi edhe përciptazi nëse duam se PS-ja është një organizatë kriminale që ka shtetin në dominim. Dhe nëse sistemi korrupton individin, kushdo që aderon aty dhe mëton një karrierë, me këtë filozofi të promovuar nga kryetari i saj e ka destinacionin të qartë.
s.zaimi
Add new comment