Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Postuar në 11 Prill, 2024 23:13

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë sot në mbrëmje në Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj me vendimin e sotshëm, Parlamenti dëshmoi se mban një standard për mandatin e deputetit pse është një organ sovran. Sipas zonjës Xhaçka deputetët votojnë lirshëm, ndërkohë që po sipas saj mandati nuk dorëzohet me një kërkesë postare. 

Pra diskrecioni i Partisë Socialiste fitoi mbi tagrin e Gjykatës Kushtetuese, vendimet e së cilës zbatohen. 
Në të njëjtën ditë, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar në një intervistë televizive se ishte befasuar nga mbrojtja që i bëri kryeministri, por siç tha ai: 

Ne jemi skuadër

Dy episode që ilustrojnë se në cilin drejtim po shkom vendi që aktualisht ka vetëm një pol pushteti që kontrollon gjithçka dhe një dritare që legjitimon ekzistencën e opozitës. 

Dëgjojeni zonjën Xhaçka, dëgjojeni edhe Erion Veliajn sepse përfaqësojnë kufirin e lëshimeve që mund të bëjë Edi Rama për SPAK dhe drejtësinë e re që aq shumë e trumbeton. Është gati e sigurtë tashmë së këta dy njerëz nuk preken më nga SPAK dhe që këtu ne duhet të kuptojmë se zoti Rama e ka të qartë se klubin e vet do ta mbrojë edhe me sakrificën e zhbërjes së çdo drejtësie. E vetmjq që do lëshohet këtej e tutje është Shqipëria që do të pranojë çdo lloj gjëje, vetëm e vetëm që pushteti në Tiranë të tolerohet. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Kjo eshte nje nder shenjat e shumta, tashme. Shenja e pare eshte Sali Berisha. Kjo eshte shenja e madhe fare; aq e madhe eshte, sa shume nga ata qe thone se nuk e shohin dhe nuk e pranojne, duket se jane te qorruar nga shndritshmeria e saj.
I gjithe sistemi i drejtesise i leshuar si nje lukuni qejsh te egjer mbi Sali Berishen, me qellimin e vetem per ta eleminuar politikisht ate; dhe me cdo cmim. Qejte e egjer te Afrikes ndjekin nje taktike ne kapjen e prese; rrethohet ajo nga anet, dhe ate qe jane me prane nga pas e sulmojne, kur lodhen, terhiqen dhe jane aradha e dyte, e trete e keshtu me radhe deri sa ta lodhin dhe ta kapin ate.
Pikerisht keshtu po vepron edhe aradha e qejve te drejtesise se re ndaj Sali Berishes. Vete truku qe gjeten per ta arrestuar, eshte truk prej qeni gjahu. Duke e ditur qe Berisha eshte i denuar te ndjeke deri ne rigorozitet dhe hollesine me te sakte proceduren, qe dmth se eshte denuar te zbatoje besnikerisht ligjin, ata SHKELEN vete ligjin duke anashkaluar Parlamentin, duke e futur keshtu ne kurthin e paevitueshem te masave qe moren me pas.
Shikoni sesa mendjembrapshte qe jane keta pisa! Jane menduar aq gjate per te gjetur nje sebep per ta izoluar Berishen, dhe e vetmja menyre qe kane gjetur, eshte kjo e shkeljes se rregullave, procedurave dhe ligjeve, qe vete ata e kane per detyre qe t'i mrojne nga shkelesit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.