SHBA i druhet koordinimit të Rusisë me superfuqitë e tjera bërthamore

Postuar në 03 Mars, 2024 13:33

SHBA nuk e përjashton mundësinë e përballjes me dy suerfuqi bërthamore në të njëjtën kohë. Ndërsa shqetësimet për bashkëpunimin ushtarak mes Rusië dhe Koresë së Veriut sa vijnë e shtohen, ushtria amerikane po përgatitet për të qenë gati në çdo rast.

Gjenerali Anthony Cotton, komandanti i Komandës Strategjike të SHBA, tha gjatë një sesioni të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, se ushtria është e përgatitur për luftë “edhe brenda natës”.

"Ne po përballemi jo me një, por me dy fuqi bërthamore -- Federatën Ruse dhe Republikën Popullore të Kinës. Ky realitet, i kombinuar me zhvillimet raketore në Korenë e Veriut, ambiciet bërthamore të Iranit dhe marrëdhëniet në rritje midis atyre kombeve, shton shtresa të reja kompleksiteti për kalkulimet tonë strategjike”, tha ai.

"Njëkohësisht, kjo ngre mundësinë e konflikteve të njëkohshme me kundërshtarë të shumtë të armatosur bërthamorë," shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se Koreja e Veriut i ka ofruar Rusisë raketa balistike, municione dhe pjesë të tjera të pajisjeve ushtarake për përdorim në Ukrainë, ndërsa në këmbim, ajo kërkon ndihmë nga Moska, në formën e avionëve luftarakë, raketave tokë-ajër, automjeteve të blinduara dhe pajisjeve të prodhimit të raketave balistike.

Në një deklaratë me shkrim dorëzuar komitetit, Cotton hedh hipotezën se Peniani mund të kryejë teste bërthamore për të treguar muskujt, ndërsa Koreja e Jugut thotë se kjo është çështje kohe, e gjitha në dorë të Kim Jong-un. Shqetësimi për rritjen e rrezikut nga Koreja e Veriut shtrihet edhe përtej potencialit bërthamor. Gjenerali Stephen Whiting, komandanti i Komandës Hapësinore të SHBA-së, tha se Koreja e Veriut nuk ka një "ushtri të aftë për hapësirën sot", por ajo ka demonstruar një aftësi luftarake elektromagnetike që mund të ketë ndikim kundër sistemeve hapësinore të SHBA.

"Ne po vëzhgojmë gjithashtu me shumë kujdes sistemet e tyre hapësinore," tha Whiting, duke iu referuar lëshimit nga Peniani vitin e kaluar të asaj që pretendonte se ishte një satelit zbulimi ushtarak.

"Sigurisht, ata nuk duhet ta lëshojnë atë në hapësirë për shkak të rezolutave të OKB-së që thonë se nuk mund të përdorin teknologjinë e raketave balistike për këtë. Por megjithatë, ne duhet të mbajmë një sy në atë që ata mund të mendojnë në të ardhmen”, shtoi ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.