Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Hetimi do llahtariste shqiptarët

Postuar në 02 Shkurt, 2024 00:32

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur dje në një intervistë për Syri Tv përmes së cilës ka deklaruar se ai nuk ka asnjë rol si titullar në inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe se thashethemin se dosjen e inceneratorëve ia ka kaluar Ilir Metës është përhapur nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, por që sipas tij Edi Rama nuk e ka besuar por e ka përdorur. Ahmetaj këtu ka lënë të kuptohet për një luftë klanesh në PS të cilën sipas tij kryeministri e ka menaxhuar duke bërë atë kokë turku. 
Por intervista kishte si mesazh kryesor akuzën e rëndë se kryebashkiaku Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, të cilin ai si ish-ministër i Financave e ka kundërshtuar që të financohet nga buxheti i shtetit. 
Duhet thënë se kjo është një akuzë-dëshmi edhe për SPAK që tashmë ndodhet para faktit publik që duhet ta konsiderojë me procedurë të zgjeruar hetimore për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur. 

Nëse hetohet inceneratori i Tiranës shqiptarët do të llahtarisen

është shprehur ndër të tjera Ahmetaj. 

Një vepër të cilën e paguajmë pa ekzistuar ende dhe që sot nuk është trajtuar për aq sa meriton interesi publik. Duhet thënë se akuzat e vënë qeverinë e z. Rama në një pozitë edhe më të vështirë pasi teksa z. Ahmetaj pretendoi se ka qenë naiv për shumë gjëra që kanë  ndodhur kur ai ka qenë ministër, kjo nuk mund të falet për kryeministrin. 

Këto zhvillime duket të shpjegojnë edhe lëvizjen e para disa kohëve të Veliajt që shpalli se ky është mandati i tij i fundit në Bashkinë e Tiranës dukë sinjalizuar se ai tashmë lufton për diçka tjetër, çka supozon se lufta për të ardhmen e tij është zyrtarisht për drejtiminne PS-së.

Aty qëndron edhe imuniteti i tij politik, të cilit i ka dalë para një akuzë të cilën SPAK nuk mund ta injorojë veçse nëse ka vendosur të asgjësojë edhe atë pak besim që ka fituar me disa akte tëv vetat. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.