Zelenskiy pyetet në SHBA: Do i cedosh territor Rusisë?

Postuar në 13 Dhjetor, 2023 17:42

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është pyetur në konferencën për shtyp me presidentin amerikan Biden, nëse ka parashikuar të lëshojë territore ndaj Rusisë.

Njerëzit, familjet tona dhe fëmijët jetojnë aty. Dhe e gjitha kjo është pjesë e shoqërisë ukrainase. Ideja e lënies së territorit është absolutisht çmenduri dhe ne nuk u lëmë territor terroristëve

ka thënë ai.

Zelenskiy mbërriti në SHBA në datën 11 dhjetor dhe ai raportohet të ketë diskutuar për ndihmë ushtarake ndërkohë që institucionet amerikane po hezitojnë të miratojnë paketën e propozuar nga presidenti Biden. Pas takimit Zelenskiy ka vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes ajrore çka nënkupton se ndihma ushtarake synon pikërisht pajisje që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Comments

Submitted by Doktor Adhamudhi (not verified) on

Pyetja ishte: Do i leshosh territor rusise?
Ne Itali, pyetja perkthehet: Se e pronto a cedere territorio alla rusiçka?
Ju qe perdorni fjale te huaja pa lidhje, eshte mekat tju krahasosh dhe me magjarin e Nolit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.