Kreu i Syriza-s kërkon përjashtimin e katër anëtarëve kritikë: E quajnë partinë një show komik

Postuar në 11 Nëntor, 2023 16:24

Lideri i Syrizas, Stefanos Kasselakis, ka kërkuar nga Komiteti Qendror i Partisë, përjashtimin e katër anëtarëve me rëndësi për shkak se kanë qenë tepër kritikë ndaj tij që në momentin e zgjedhjes.

Njëri thotë se partia është një komedi dhe vazhdon të qëndrojë. Një tjetër se kryetari i ri është Beppe Grillo dhe Donald Trump dhe vazhdon të qëndrojë. Këta zyrtarë janë katër në partinë tonë. Ata besojnë në të gjitha këto dhe nuk ikin. çështja është nëse ju do ta lejoni këtë. Në ndonjë parti tjetër këta zyrtarë do ishin përjashtuar me minuta, orë. Këtu në Syriza rrinë me javë. Ju do e lejoni këtë? E pranoni? Ky është çelësi i problemit. Dua një zgjidhje

citohet Kasselakis nga gazeta e djathtë greke “Kathimerini”.

Sipas të njëjtit burim, në muajin tetor Kasselakis njoftoi se do përjashtonte Nikos Filis, Panos Skourletis, Dimitris Vitsas dhe Stefanos Tzoumakas, tre të parët ish-ministra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.