Tërmet shkatërrues në Marok, mbi 800 viktima

Postuar në 09 Shtator, 2023 13:02

Një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun mbrëmjen e së premtes. Lëkundjet u regjistruan në orën 23:11. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në Marok njoftoi se epiqendra e tërmetit u lokalizua në komunën Ighil, në provincën e Al Haouz, në jug të Marrakech-it, një thellësi 8 km.

Dymbëdhjetë orë pas lëkundjeve, Maroku është në kaos. 820 persona janë konfirmuar të vdekur, mbi 600 të plagosur, ndërkohë që të tjerë kërkohen nën rrënoja.

Tërmeti u regjistrua përgjatë vargut malor të Atlantikut, me një lëvizje ngjeshjeje të krijuar nga shtytja e pllakës afrikane drejt asaj evropiane.

Është një tërmet që është pjesë e sizmicitetit që karakterizon të gjitha malet e Atlasit”, thotë për ANSA sizmologu Carlo Meletti, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Malet, të cilat ndajnë shkretëtirën e Saharasë nga Oqeani Atlantik, ishin skena e një tërmeti tjetër me magnitudë 5.8, i cili ndodhi në vitin 1960 në Agadir, në Marokun jugor dhe që shkaktoi rreth 15 000 viktima. Një tjetër tërmet në vitin 2004 vrau 620 njerëz.

Tërmeti i sotëm ndodhi në të njëjtin aks. Malet e Atlasit janë një nga dy zonat e Marokut me sizmicitetin më të madh. Tjetra ndodhet përgjatë bregut të Mesdheut, ku në vitin 1624 ndodhi një tërmet shkatërrues në Fez.

Vargu malor karakterizohet nga një lëvizje ngjeshjeje veri-jug. Kjo do të thotë se në jug shtrihet pllaka afrikane, e ashtuquajtura 'Afrikë e qëndrueshme', "një kontinent që lëviz pothuajse si një objekt i vetëm" dhe shtytja e të cilit drejt veriut ndërvepron me pllakën evropiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.