Kreu i Shell: Krizë që do sjellë presion mbi sistemin politik europian
Kreu ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Ben van Beurden ka deklaruar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ktarin për pjesëmarrjen me 9.3% në projektin jugor të “Fushës Veriore” se kriza aktuale energjetike në Europë do të ketë pasoja afatgjata. Sipas tij, reduktimi domethënës i konusmit të energjisë në Europë, për shkak të humbjes së 120 milionë tonëve gaz nga Rusia ka ardhur me koston e “fikjes së industrisë”.
Sipas tij, nëse kjo ulje konsumi ka një element pozitiv për klimën, në plan afatgjatë ajo do të imponojë një “racionalizëm industrial dhe ekonomik”.
Ta bësh këtë ndërprerje në këtë shkallë, në një kohë krize energjetike në përgjithësi, mendoj se do të sjellë presion mbi ekonomitë europiane dhe ndoshta shumë presion mbi sistemin politik europian
ka thënë ai.
Investimi i “Shell” në Katar presupozon një shfrytëzim dhe nxjerrje masive të gazit natyror të lëngshëm që mund të zëvendësojë mungesat e Europës.
Add new comment