Pavarësia serbe nuk i konvenon më Perëndimit

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar së fundmi se vendi i tij është vënë nën një presion të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimet që po mban ndaj Rusisë. B92 citon presidentin të jetë shprehur disi i lëkundur për sanksionet ndaj Rusisë, teksa ka referuar si bazë të politikës së jashtme vendimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Për sa kohë që nuk ka një kërcënim ekzistencial për Serbinë dhe qytetarët e saj, ne do të ndjekim politikën e përcaktuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Nëse diçka ndryshon ne do t’ua themi hapur qytetarëve çdo gjë. Jam krenar që kemi ndjekur një politikë të pavarur për 240 ditë
ka thënë ai.
Vuçiç ka pranuar se urgjenca me të cilën është vënë në rend të ditës çështja e Kosovës lidhet me luftën e Ukrainës dhe situata diplomatike ka përshkallëzuar drejt imponimit të vendimmarrjes për opsione strikte.
Ne kemi nevojë për Europën për një milionë arsye, por e them hapur se një vend dhe populli i tij nuk mund të jetë viktimë vetëm pse dikush do të justifikojë politikat e veta të këqija dhe dhunimin e ligjit ndërkombëtar. Sanksionet do të vendosen vetëm nëse ekzistenca e Serbisë është në rrezik
ka thënë Vuçiç.
Nuk është e qartë nëse sanksionet ndaj Rusisë po përdoren si mjet negociimi në raport me Europën, por është përherë e më shumë e dukshme se Perëndimin po e lënë nervat me qëndrimin serb, që duhet thënë se nuk kërcënon kënd, veçse përpiqet të vjelë frute nga të gjithë.
Add new comment