Shumë afër konfliktit direkt SHBA-Rusi

Koordinatori për komunikimin Strategjik në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së SHBA, John Kirby, ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se shanset për një konflitkt direkt me Rusinë, janë shumë të larta aktualisht.
Kjo nuk ka dyshim që rreziqet janë shumë të larta
citohet ai.
Komentet pasojnë shqetësimet dhe akuzat e përsëritura të palës ruse se furnizimi me armë i Ukrainës nga Perëndimi çon në përshkallëzim të konfliktit. Deri më tani vetëm SHBA ka dërguar në Ukrainë 17 miliardë dollar armë dhe municione, përfshirë edhe sisteme të tilla të sofistikuara, “HIMARS”. Furnizimet kanë rritur tensionet mes dy fuqive bërthamore, duke e kthyer Ukrainën në një zonë eksperimantale të ballafaqimit të nivelit të lartë në shekullin tonë. Dhe përshkallëzimi duket se është pjesë e strategjisë amerikane që po lodh Rusinë përmes Ukrainës për të imponuar mandej lëvizje të tjera kufizuese duke vepruar ndërkohë në nivel propagande me idenë e Putinit të çekuilibruar.
Comments
Me fal, po...
Sikur kete muhabet, dmth luften, e filluan ruset, qe i bije sikur ruset te mos e kishin filluar luften, as Amerika nuk do te merrej me kete pune.
Dhe përshkallëzimi duket se
Dhe përshkallëzimi duket se është pjesë e strategjisë amerikane që po lodh Rusinë përmes Ukrainës për të imponuar mandej lëvizje të tjera kufizuese duke vepruar ndërkohë në nivel propagande me idenë e Putinit të çekuilibruar.
Fiks, dhe ku e shihni ju problemin ketu? Amerika i hodhi karremin, Putini e hengri dhe i shijoi (duke treguar infantilitet ulerites, te tipit, topi eshte i imi dhe penalltine e gjuaj vete) dhe tani po i "dhemb barku". Amerika po luan safe dhe zgjuar duke e shternguar ne nje shah-mat. Nderkohe ata qe vuajne jane ukrainasit, por per te cilet as Putini nuk eshte e rr"@n shume. Dhe ....
Add new comment