Raportime mediatike: Ukraina përgatitet për sulm nga Bjellorusia

Postuar në 13 Tetor, 2022 23:32

Mediat ukrainase raportojnë se ushtria po bëhet gati për të pritur një sulm nga Bjellorusia. Gjeneral lejtnanti, Serhii Naiev është shprehur se po merren masa për të siguruar që trupat janë në numrin e duhur, me mjetet e duhura dhe potencialin luftarak të nevojshëm, pasi sipas tij: 

Vendi po përgatitet për një sulm të mundshëm nga Bjellorusia

Nëse një gjë e tillë ndodh, Europa Qendrore pritet të jetë në dyert e krizës më të madhe ndërkombëtare të kohës, ndërkohë që situata pason një provë të kryer nga Rusia me goditjen me raketa të disa qyteteve ukrainase. 

Nga ana tjetër sulmi nga Bjellorusia hap një front të ri duke synuar ndoshta të ulë presionin për trupat ruse në prag të një dimri që mund të kthehet në armikun kryesor të Kievit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.