Sulmi mbi urën e Krimesë, provokim pa rëndësi ushtarake, por me domethënie politike

Postuar në 09 Tetor, 2022 15:51

Goditja e urës së Krimesë përbën në moment ndër më delikatët në konfliktin me Rusisë dhe Ukrainës. Në Moskë po kërkojnë kundërvëprim dhe hapur. 

Sergei Markov një politikan i lidhur me Putinin e ka cilësuar sulmin si shembull se ShBA ka vullnet të kalojë vijnë e kuqe. 

Senatori Konstantin Dolgov e cilësoi sulmin si akt terrorist dhe tregues të natyrës terroriste të regjimit të Kievit. 

Më tej akoma, mediat e cilësojnë sulmin një poshtërim për presidentin rus Putin. Mirëpo parë nga perspektiva e Kremlinit sulmi përfton cilësinë e një provokimi që synon të tërheqë në angazhim ushtarak të mëtejshëm një Rusi që me dekretin e aneksimit të territoreve ka alibinë e duhur për të vendosur kufijtë e shpallur formalisht që më 24 shkurt dhe të deklarojë kalimin në luftë mbrojtëse. 

Goditja e urës që lexohet nën kontesktin e një poshtërimi mban të gjallë telat e betejës të cilën është e qartë se Putin po do ta mbyllë pasi ka marrë me vështirësi të mëdha atë që e mendonte si shumë të lehtë. Vendimi për të caktuar dy ditë më parë, një komandant të posaçëm të trupave ruse në Ukrainë, provon se operacionet ushtarake në katëër rajonet e ankesuara ka rëndësi politike të madhe. 

Është po ashtu e kuptueshme se ura e Kerçit është një sinjal se në Perëndim, të paktën në ShBA nuk do pajtohen me këtë që ndodhi, sidomos pas kalimit të Zaporozhyes në listën e aseteve ruse, qoftë edhe pse ankesimi është mënyra më e keqe për të vendosur një paqe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.