Les Miserables/Më i pasuri, Varoufakis...me çikërrimën 240 mijë €

Një komitet parlamentar në Greqi ka publikuar pasurinë e deklaruar nga politikanët grekë. Gjithësej 1068 politikanë dhe zyrtarë kanë dorëzuar deklaratat financiare për vitin 2020.
Kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar 77,603.30 euro, bashkëshortja e tij Mareva Graboëski 39,245.69 euro.
Lideri i Syrizas, Alexis Tsipras deklaroi 69,296.08 euro, partnerja e tij, Betty Baziana, 21,290 euro.
Kreu i PASOK – Lëvizja për Ndryshim, Nikos Androulakis, 178,585 euro, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Dimitris Koutsoumba, 74,943 euro; Yanis Varoufakis 195,851 euro, e shoqja 2,708 euro.
Më i pasuri rezulton lideri i Zgjidhjes Greke, Kyriakos Velopoulos me 239 358 euro me bashkëshorten që ka deklaruar 55 804 euro.
Një mizerje e vërtetë, padyshim.
Comments
arbendemo@libero.it
kjo eshte "deklaratë financiare" dmth te ardhurat nga pagat dhe pasuria tjeter... dhe jo deklarata e pasurise
Add new comment