Kremlini: Do t’i shkojmë deri në fund

Postuar në 04 Qershor, 2022 18:43

Rusia do të vazhdojë operacionet e veta ushtarake në Ukrainë deri sa të përmbushë të gjitha objektivat e vet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se asgjë nuk e ndryshon axhendën e Rusisë në arritjen e objektivave të vet mbi fqinjin historik. 

I pyetur mbi mundësinë e referendumit në Donbas për bashkimin me Rusinë, Peskov ka përjashtuar mbajtjen e tyre së shpejti për shkak të sigurisë së popullsisë të cilën Kremlini ende nuk e ka të garantuar. 

Në fakt Rusia nuk ka ende kontrollin e plotë mbi territoret lindore të Ukrainës, çka bllokon çdo nismë për mbajtjen e një referendumi që edhe të ketë vlerë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.