Rusia njofton krijimin e 12 bazave ushtarake në Distrikin Perëndimor

Vendimi i fundit i Perëndimit për të pranuar në NATO dy vende neutrale, kufitare me Rusinë, Finlandën dhe Suedinë, ka sjellë reagimin e parë nga Kremlini.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka njoftuar se Rusia do të krijojë 12 baza të reja ushtarake në Distriktin Perëndimor të saj.
Deri në fund të vitit, 12 njësi ushtarake dhe divizione do të krijohen ne Distriktin Ushtarak Perëndimor. Ushtria do të marrë më shumë se 2 mijë njësi në pajisje dhe armë
tha Shoigu.
Ky është një ndër implikimet më të rëndësishme të krizës ukrainase, ndërkohë që anëtarësimi i dy vendeve nordike mbështetet nga ShBA pavarësisht kundërshtimit të Turqisë.
Add new comment