Obama: Ku dallon një udhëheqës

Adhurimi i gjermanëve për Barak Obamën vazhdon pavarësisht faktit se ai nuk është më në zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ai u prit si yll roku në ku ishin mbledhur rreth 15,000 njerëz të të gjitha moshave për të dëgjuar Barak Obama të fliste në "Samitin Global të Leadershipit".
Deri në minutën e fundit organizatorët mbajtën sekret se si do të ishte pamja e ish-Presidentit të SHBA-ve. Tema kryesore ishte ajo se çfarë e bën një politikan të jetë një udhëheqës i mirë.
Obama u përgjigj ndër të tjera për periudhën menjëherë pasi la detyrën e Presidenit. "Papritmas më duhej të bëja kafen time, por nuk e dija si punonte paisja. Ishte e tmerrshme, por kishte edhe aspekte pozitive. Për shembull mund të flija më shumë”
Kush është një udhëheqës i mirë?
Sa i përket thelbit të çështjes, pra çfarë e dallon një personalitet në politikë Oabama ka këtë përgjigje: "Një lider i mirë është ai që dëgjon dhe kupton njerëzit. Ajo që e bën një udhëheqës të ecë përpara është puna dhe jo duartrokitjet. Përqendrohuni në atë që dëshiron të bëni, jo atë që dëshironi të jeni”- theksoi Obama. Ish-presidenti i SHBA-ve mori rreth 400,000 dollarë për fjalimin e tij me publikun që pagoi një biletë deri në 5,000 dollarë për ta dëgjuar. Sa për masat e sigurisë, ato ishin të jashtëzakonshme.
Comments
Ca eshte kjo?
Kush e ka porosit kete mi
Add new comment